INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Betejë përfundimtare me regjimin e Edi Ramës’’, Berisha shpalos planin e opozitës me 16 shkurt

‘’Betejë përfundimtare me regjimin e Edi Ramës’’, Berisha shpalos planin e opozitës me 16 shkurt

Publikuar më: 21:40 24-01-2019

Ish kryeministri Sali Berisha shprehet se opozita ndodhet në një betejë përfundimtare për të “rrëzuar regjimin e Edi Ramës”.

I pyetur në emisionin “Opinion” lidhur me protestën e opozitës në 16 janar, Berisha tha se Ramën “do ta heqim duke përdorur të gjitha mjetet”. "Do ta rrëzojë revolta popullore", shtoi ish kryeministri Berisha.

“Opozita po del përballë historisë, dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm për popullin opozitar dhe partitë opozitare. Opozita ka vendosur në një betejë përfundimtare të përballet dhe të përmbysë regjimin e kakistokracisë. Nëse ka një regjim që keqëson me standartet e veta, pas Enver Hoxhës, është regjimi i Edi Ramës. Është filmi që qarkullon këto ditë për mafian shqiptare, nëj damkë e keqe. Opozita, ose do të përmbysë këtë regjim. Do ta heqim me të gjitha mjetet”, deklaroi Berisha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162