Është një ndër aktorët e preferuar të momentit të humorit shqiptar.
Duket se veç aktrimit Rezart Veleshnja, i cili u bë i famshëm me personazhin e “Betim Spërdhimës” në spektaklin “Portokalli” zbulon tashmë edhe një tjetër talent. Këngën!
Rezi këndon me nota humori në një video të postuar në Instagram dhe shkruan: Kjo është peër skeptikët që mendojnë se s’kam zë të bukur!”.
Kjo video është përshëndetur nga fansat e tij, të cilët duken të befasuar nga performanca e tij.