Para disa muajsh, aktori i humorit Rezart Veleshnja, i njohur për rolin e Betim Spërdhimës, u përfol së tepërmi në mediat rozë për shkak të ndarjes nga e fejuara e tij. Por ajo që ra më shumë në sy është komenti që Rezarti bëri ndaj familjes së ish të fejuarës së tij, duke u shprehur se “nga ferra lind trëndafili”.
Por mesa duket historinë me ishin e tij e ka hedhur pas krahëve, ai së fundmi na ka prezantuar me “Dashurinë e tij”.
“Betim Spërdhima” ka postuar një foto në Instagram ku ka nxjerr në pah “sensualitetin” e tij. “Dashuria ime!”-ka shkruar ai në foton e postuar, ku pas shpinës së tij duket një vajzë brune, e cila mesa duket i ka vjedhur atij zemrën.
Për më shumë shikoni foton e mëposhme: