Duket sikur ky është momenti kur Miley Cyrus është mëse e bindur se fama e saj është në majat e suksesit.
Këngëtarja është shprehur se nuk është e drejtë që të jetë e pranishme në vente të ndryshme vetëm se është e fashme dhe e rëndësishme. Ndaj është betuar se nuk do të shkellë më kurrë në tapetin e kuq.
“Një vit më parë unë duhet të isha në premierën e “A Very Murray Chistmas” dhe nuk do shkel kurrë më në një tapet të kuq. Pse duhet ta bëj kur ka njerëz që po vdesin urie, apo sepse jam e rëndësishme apo e famshme?! Kjo nuk më pëlqen aspak”,u shpreh këngëtarja për revistën “Elle”.