Një ditë pasi morën votëbesimin nga Parlamenti, 4 ministrat e rinj, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Eduard Shalsi janë betuar këtë të premte përpara Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Në ceremoninë e betimit ishte i pranishëm zv/kryeministri Niko Peleshi.
Ministrat e rinj morën portofolin ministror pasi Kryeministri largoi 4 të tjerë, të cilët sipas tij janë dhe koordinarët e Partisë Socialiste në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 18 qershorit.
Ministrat e rinj:
Fatmir Xhafaj-Ministër i Punëve të Brendshme
Ogerta Manastirliu-Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka-Ministre e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Eduard Shalsi-Ministër i Pushtetit Vendor
Ndërkohë 4 ministrat zëvendësuan, Saimir Tahirin, Ilir Beqajn, Blendi Klosin dhe Bledi Çuçin.