Shtatë deputetët e rinj të opozitës u betuan në seancën e kësaj të mërkure.
4 deputetët nga radhët e LSI si dhe 3 në radhët e PD pranuan që të marrin mandatin pavarësisht thirrjeve të opozitës për të mos pranuar.
Deputetët e rinjë të Kuvendit që u betuan janë: Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti.
Ndërkohë që 3 deputetë të PD dhe LSI, Murrizi, Hajdari dhe Lefter Koka nuk hoqën dorë nga mandati.
Një tjetër kandidat në listë nga LSI, Ralf Gjoni ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit duke paralajmëruar edhe ai marrjen e mandatit.