INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Betohet ambasadori i SHBA-së në Kosovë! Profili i tij…

Betohet ambasadori i SHBA-së në Kosovë! Profili i tij…

Publikuar më: 09:11 28-11-2018

Betohet ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett. Ai u emërua nga Presidenti Trump në muajin korrik për të zëvendësuar ambasadorin e deritashëm, Greg Delaëie.
Zoti Kosnett gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.
Pjesa më e madhe e karrierës së zotit Kosnett ka qenë e përqendruar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.
Ai ka shërbyer si Zëvendës Shef Misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Holandë, Japoni dhe në Kosovë ku po kthehet pas 15 vitesh.
Në Uashington ai ka punuar në zyrat e Departamentit të Shtetit për Evropën, kundër-terrorizmit, politiko-ushtarake, të zbulimit e kërkimeve etj.
Z. Kosnett është diplomuar në Universitetin e Harvardit. Ai është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.Z. Kosnett flet turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht.
Në muajin gusht gjatë një paraqitjeje para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë se përparësi e punës së tij në Kosovë do të jetë normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Kjo do të fuqizonte stabilitetin rajonal dhe do të shtronte terrenin për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun mes dy vendeve dhe intensifikimin e bisedimeve të nivelit të lartë”.

Article Logic
Execution time: 0.0040700435638428