Në përfundim të seancës parlamentare të jashtëzakonshme të mbajtur sot është betuar edhe Avokatja e re e Popullit.
Erinda Ballanca është emri I propozuar nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike si rezultat I marrëveshjes Rama-Basha që nxorri opozitën nga çadra e lirisë. Në këtë detyrë të ligjit Ballanca do të zëvendësojë Igli Totozanin. Gjatë seancës së sotme, ishte kryetari i kuvendit Ilir Meta ai që i lexoi betimin:
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do të mbroj kurdoherë liritë dhe të drejtat themelore të njerëzve pa dallim në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Shqipërisë”.