Në Francë është mbajtur ceremonia e betimit të presidentit të ri, Emmanuel Macron, duke u bërë presidenti më i ri në moshë i Francës.
Me të marrë detyrën, Macron ka mbajtur një fjalim, ku ka dhënë edhe mesazhin e parë.
“Francezët kanë zgjedhur më 7 maj, shpresën”, ishin fjalët e para të presidentit Francës.. Përgjegjësia që ma dhanë francezët është nderë dhe jam i vetëdijshëm për peshën e kësaj. Evropa dhe botës i duhet një Francë më e fortë, një Francë e lirisë dhe solidaritetit”, tha Macron.
Para ceremonisë së betimit, Macron është takuar me paraardhësin e tij, Francois Hollande, në Pallatin Presidencial të Francës. Macron mposhti në zgjedhje, kandidaten e ekstremit të djathë Marine Le Pen.