Nuk ka protesta që mund të ndalin Vladimir Putin.
Ai është betuar sot në mandatin e tij të katërt si president i Rusisë, duke zgjatur pushtetin e tij 18 vjeçar në këtë shtet.
Në këtë ceremoni Putin është zotuar se do t’i shërbejë popullit dhe do të punojë në përmirësimin e kushteve për jetesë.
Dhe sikurse edhe vitet e shkuara ardhja e Putin në Pallatin ku u bë edhe betimi ishte madhështore ku ai u prit me nderime. Dhe sic duket nga videot ndërsa ai dhe eskorta e tij lëviz kudo duket sikur lëvizjet në rrugë janë zhdukur.
Mbështetësit e tij konsiderojnë se Putin ka ngritur shtetin pas një periudhe të vështirë, derisa kundërshtarët e cilësojnë udhëheqjen e tij si autokraci të korruptuar.
Ceremonia e inaugurimit në Kremlin vjen pas fitores së Putinit në zgjedhjet e marsit, për të cilat ai ka thënë se ka qenë demostrim i besimit publik, ndonëse kritikët kanë deklaruar se ai proces ka qenë përtej pamjes demokratike.
Kjo ngjarje vjen vetëm dy ditë pasi policia ka ndaluar 1,600 persona, duke përfshirë liderin opozitar, Aleksei Navalny në protestat e mbajtura në disa qytete ruse, në të cilat është shprehur pakënaqësi për pushtetin e gjatë të Putinit.
Në video shihni momentet kyçe te betimit të Vladimir Putin që pa dyshim sot ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.