Pasi mori votëbesimin në Parlament, Petrit Vasili është betuar përballë Presidnetit të Republikës Bujar Nishani, si Ministër i Drejtësisë. Vasili pason në këtë detyrë Ylli Manjanin, i cili u shkarkua nga ky post nga Kryeministri Edi Rama në fillim të kësaj jave, pas akuzave publike ndaj qeverisë “Rama”. Në fakt shkarkimi i tij solli dhe diskutime mbi vazhdimësisë së koalicionit, zëra të cilat morën fund nga qëndrimi i Kryeparlamentarit, njëherësh kreu i LSI ILir Meta.
Ndërkohë gjatë ceremonisë së Betimit mori pjesë dhe zv Kryeministri Niko Peleshi, pasi Kryeministri Rama është në një vizitë zyrtare në Kosovë.