INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Betohet presidenti Erdogan, nis sistemi i ri qeverisës në Turqi

Betohet presidenti Erdogan, nis sistemi i ri qeverisës në Turqi

Publikuar më: 16:21 09-07-2018

Erdogan është betuar këtë të hënë në Parlamentin e Turqisë. Me betimin e tij përfundoi sistemi parlamentar dhe zyrtarisht filloi sistemi ekzekutiv presidencial në Turqi.

Ndryshimi i sistemit i përcaktuar me amendamentin kushtetues të 18 neneve, i miratuar nga referendumi i 16 prillit 2017, tani është plotësisht në fuqi.

Ceremonia u ndoq nga 22 krerë të shteteve dhe 28 kryeministra dhe kryetar të parlamenteve nga vende të ndryshme si dhe përfaqësues nga Turqia. Qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet ka nxjerrë një sërë dekretesh harmonizimi në javën e fundit pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit, duke synuar integrimin e sistemit të ri në legjislacionin ekzistues.

Dy dekrete të tjera hynë në fuqi sot, duke shfuqizuar ministritë ekzistuese dhe formimin e Institucionit të Rregullimit Bërthamor.

Organizimi dhe detyrat e ministrive të sapokrijuara do të përcaktohen me dekrete të reja presidenciale.

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156