Në një ceremoni të posaçme në Kuvendi e Kosovës po pa praninë e opozitës është betuar Hashim Thaçi si Presidenti i ri i Kosovës. Në sallë veç deputetëve të maxhorancës u vu re një pjesëmarrje e gjerë e të ftuarve të huaj ambasadorë dhe personalitete të fushave të tjera.
Hashim Thaçi është betuar me këto fjalë:
“Betohem se me tërë fuqinë time se do ti shërbej ruajtjes së pavarësisë, sovranitetin dhe integritetit territorial të Republikës se Kosovës. Betohem se do ta respektoj dhe mbroj kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Me shumë përgjegjësi do t’i kryej obligimet e mija. Betohem!”