INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Betohet qeveria “Rama 2”, Presidenti Ilir Meta shtrëngon duart me kryeministrin, i kujton atij detyrat

Betohet qeveria “Rama 2”, Presidenti Ilir Meta shtrëngon duart me kryeministrin, i kujton atij detyrat

Publikuar më: 17:18 13-09-2017

Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme ëshhtë zhvilluar në Presidencë ceremonia e betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave. I pari që është betuar me dorën mbi Kushtetutë ishte kryeministri Edi Rama, i cili më pas shtrëngoi dorën dhe bëri fotot e rastit me presidentin Ilir Meta, për t’u ndjekur më tej nga kabineti i qeverisë Rama 2, i reduktuar në numër krahasuar me qeverinë Rama 1.
Në momentin e betimit, mes kryeministrit dhe kreut të shtetit ka patur edhe një shtrëngim duarsh. Duke marrë fjalën në këtë event, Meta ka shprehur urimin që qeveria e re të jetë në lartësinë e detyrave që e presin.
Pas betimit, Presidenti Ilir Meta i ka uruar suksese qeverisë ndërsa ka theksuar se është me shumë rëndësi përshpejtimi i zbatimit të reformës në drejtësi si dhe çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Shqipëria e shqiptarët presin përgjegjësi më të mëdha për sfidat që kemi përpara. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se qeveria e opozita do bashkëpunojnë ngushtë për celjen e negociatave”, tha Meta ndërsa shprehu mbështjetjen e tij për faktin që qeveria e re e ka pagëzuar këtë vit si vitin e Skënderbeut.
“Jam i gëzuar qe qeveria e re e ka pagëzuar viti n2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe dua tju shpreh mbështetjen time”, tha Meta duke i uruar edhe njëherë suksese Ramës e ministrave të tij.

Më pas të gjithë kanë foton e rastit jashtë te shkallët e Presidencës.

Fjala e plotë e Metës:

Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit,

I nderuar Z. Kryeministër,

Të nderuar antarë të Qeverisë,

Të nderuar përfaqësues të Institucioneve Kushtetuese,

Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të betimit të qeverisë së re të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit.

Shqipëria dhe shqiptarët presin nga Qeveria e re, nga Parlamenti i ri, nga maxhoranca por edhe nga opozita përgjegjësi më të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara.

Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që tëkrijohen sa më shpejt institucionet e reja tëDrejtësisë, me qëllim forcimin e sundimit tëligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit tëorganizuar, por edhe të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

Antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se Qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnëngushtë për realizimin e këtij objektivi tëpërbashkët madhor dhe përmbushjen e gjithë reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave për antarësimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Dua t’ju uroj suksese në veçanti në përmbyshjen e të gjitha përgjegjësive që ka Qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare, me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar e çdo kërcënimi të jashtëm.

Modernizimi i Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë janë domosdoshmëri që do të rrisin standartet e sigurisë kombëtare e publike por edhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s.

Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit ndaj besoj se Qeveria do të punojë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët dhe të gjitha vendet e rajonit tonë pasi vetëm përmes bashkëpunimit do garantojmë një të ardhme evropiane për të gjithë shqiptarët në rajon dhe popujt e tjerë me të cilët nuk na lidh vetëm gjeografia.

Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e këtij Institucioni në nismën tuaj.

Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interestin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë.

I nderuar Z. Kryeministër,

Të nderuar antarë të Qeverisë

Edhe një herë suksese në detyren e rëndësishme për të cilën u betuat sot!

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824