Zbulimet e fundit arkeologjike pranë Torrës Veneciane në Durrës, që kanë dalë në pah gjatë punimeve për ndërtimin e Velierës, kanë shqetësuar banorët e qytetit të cilët kërkojnë nga Bashkia, ruajtjen e këtyre vlerave antike.
Pas vendimit të kryebashkiakut Vangjus Dako për të derdhur betonin e kompanive të tij aty, qytetarët e Durrësit kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme, si një shenjë rebelimi kundër këtij vendimi. Ata janë bashkuar të gjithë për të kërkuar mbrojtjen e mureve dhe topave të zbuluara, e shpalljen e tyre momument kulture.
Ata kanë shkruar dhe parrulla të vogla duke u shprehur se "Vettingu nis këtu", dhe i kanë kërkuar Prokurorisë të ndalojë ata që mbuluar murin.