Performanca e Beyonce këtë vit çmendi gjithë Coachella-n dhe do të mbahet mend gjatë si një ndër performancat më të mira ndër vite.
Por mes gjithë fansave të, njëra spikaste më shumë se të tjerët.
Askush nuk e shijoi më shumë performancën e Beyonce se vetë vajza e saj Blue Ivy.
Vogëlushja 6 vjeçare është parë me një pale size dielli rozë, duke kërcyer për qejf dhe duke përshëndetur fansat e së ëmës nga rreshti i parë.
Kur nuk ishte duke kërcyer apo përshëndetur, Blue ka qëndruar me një buzëqeshje vesh më vesh në fytyrë duke admiruar Beyonce në skenë.
Përveç kësaj, nënë e bijë kishin kombinuar edhe veshjen; Të dyja me rozë.
Fansat shumë të lumtur kanë shkruar në rrjete sociale se prezenca e Blue Ivy dhe përshëndetjet e saj, e bënë koncertin akoma më të bukur.