E gjithe bota i ka pasur syte nga fundi i pjesës së parë në Super Bowl ku kanë performuar artistët më të dashur të momentit.
Mbasi grupi Britanik, Coldplay, kanë performuar disa nga hitet e tyre si "Viva La Vida" dhe "Paradise", në skenë eshte ngjitur edhe Bruno Mars duke interpretuar live hitin e tij "Uptown Funk". Megjithatë gjithë vëmendjen e mbrëmjes e mori diva e muzikes Beyonce e cila ka interpretuar këngen e saj më të re, "Formation" në mënyrë spektakolare. Këngëtarja gjithashtu ka bere me dije se shume shpejt do te nisë turi "Formation" për 40 ditë duke filluar nga 27 Prilli. Ne i urojmë shumë suksese!