Së fundmi ata kanë punësuar dado që u kanë kushtuar deri në 600 mijë dollarë.
Dhe duket se Beyonce dhe Jay Z kanë planifikuar që atë kohë të shtrenjtë të lirë ta përdorin për t’u kthyer sërish në formë. Çifti po stërvitet së bashku prej 6 javësh pasi mirëpritën në jetë binjakët Sir dhe Rumi. Burime pranë tyre rrëfyen për revistën People se diva e muzikës po i rikthehet jetesës së saj normale në mënyrë të ngadaltë pasi vogëlushët e saj janë 6 javësh tani dhe kështu ajo rifilloi stërvitjen. Jay dhe Bey kanë zhvilluar së bashku disa klasa Soulcycle (çiklizëm i brendshëm në grup) dhe përveçse po rifitojnë formën më të mirë, po kalojnë dhe pak kohë cilësore së bashku.