Një lajm i mrekullueshëm në këtë fillim fundjave! Beyonce dhe Jay Z do të prezantojnë dhe performojnë në një koncert bamirësie me 15 tetor në Neë York, raportojnë portalet vendase. Kjo do të shënojë herën e parë që çifti ka përformuar së bashku që nga lançimi i albumit “Lemonade”
Beyonce dhe bashkëshorti i saj 45 vjeçar do të bashkohen në skenë për një koncer bamirësie të fondacioni “Robin Hood”. Mirëpo ata nuk do të jenë vetëm, pasi Nicki Minaj, Lauryn Hill dhe Lil Ëayne do të performojnë gjithashtu në “Barclays”, Brooklyn. Një shfaqje që nuk duhet humbur!
Biletat thuhet se variojnë nga 50$ deri në 100.000 në zonën VIP. Të gjitha fitimet do të shkojmë për “Robin Hood” si dhe “edukimin e fëmijëve në Neë York dhe organizatat bamirëse të nominuara nga artistët”. Me të vërtetë është një kauzë e gjetur! E për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të marrin pjesë, eventi do të jetë “livestream” në Tidal.
Mbi të gjitha na gëzon fakti se Beyonce dhe JayZ do të bashkohen përsëri në skenë.