Ndoshta në fund të fundit Jay Z dhe Beyonce vërtetë janë një çift i lumtur.
Burime bëjnë me dije se dyshja po punojnë mbi një vazhdim të albumit “Lemonade”, vetëm se kësaj here në të nuk do të flitet për tradhëti por për faktin sesi martesa e këtij çifti arriti të kalonte çdo pengesë. Faqja më e madhe e fansave të Beyonce ka publikuar nga ana tjetër lajmin se ky album nuk do të dalë në treg më parë se dhjetori i këtij viti, ndonëse mund të vonojë edhe deri në fillim të 2017-tës. Lajmi vjen pak pasi u zbulua se edhe Drake po bashkëpunon për një album me reperin Kanye West!