Beyonce është e vetmja artiste me ngjyrë që mund t’i bëjë njerëzit me ngjyrë të dëgjojnë muzikë country.
Dhe kjo është e marrë nga komenti i një njeriu me ngjyrë, kështu që presupozojmë se e di mirë për çfarë po flet. Mjafton ky koment për të përshkruar paraqitjen e Beyonce në CMA Awards ku ajo thjesht e dogji skenën duke bërë atë që diva e muzikës bën më mirë, ngre spektatorët në këmbë. Bukuroshja 35 vjeçare ka performuar së bashku me grupin country Dixie Chicks këngën e saj “Daddy Lessons” nga albumi i fundit, Lemonade. Rezultatin shiheni vetë...