Lista e plotë e nominimeve për Grammy Awards 2017 është publikuar dhe disa artistë me peshë janë lënë jashtë kësaj liste. Ndërkohë që ne u gëzuam shumë kur lexuam emrat si Justin Bieber, Beyonce dhe Adele, u shokuam totalisht për mungesën e disa prej artistëve tanë të preferuar.
Si fillim albumi “Revival” i Selena Gomez nuk mori asnjë nominim të vetëm, por as hitet “Hands To Myself” dhe “Same Old Love” nuk gjetën vend te ndonjë nga kategoritë. E njeta gjë ka ndodhur edhe Nick Jonas, albumi “Last Year Was Complicated” i të cilit mungon në listën e nominimeve.
Kjo “fshesë” nuk ka sakrifikuar as Zayn Malik, i cili nuk do të konkurojë për asnjë nga çmimet Grammy, ashtu sikurse Alessia Cara dhe Radiohead. Tjetër snobim? I fundit por jo më pak i rëndësishmi, The Weeknd, i cili mund të justifikohet me faktin se “Starboy” është lançuar së fundmi.
Beyonce dominon me 9 nominime, e ndjekur nga Drake, Rihanna dhe Kanye West me 8 secili.