INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beyonce e prek Kim Kardashian në pikë të dobët [FOTO]

Beyonce e prek Kim Kardashian në pikë të dobët [FOTO]

Publikuar më: 13:45 09-08-2016

Kim Kardashian mund të jetë e patrembur kur bëhet fjalë për shumë gjëra si: selfie nudo, të thyejë internetin dhe zbulime bombastike në Snapchat por ka diçka të cilën ajo nuk e përballon dot...kërcimin.

Në episodet e fundit të Keeping Up With the Kardashians, ylli i reality show-t  u kthye pas në kohë dhe tregoi përvojën e tmerrshme si  ishte  të kërcejë me Beyoncen gjatë koncertit të Jay Z-së dhe Kanye West. “Të jem e sinqertë, ishte shumë e vështirë të konkuroje ato lëvizje frikësuese”, kështu nisi ta tregojë Kim ditën fatale kur mbretëresha Bey po kërcente. “Frika ime më e madhe ishte teksa shikoja fronin nëse do të ulesha pas Beyonces.  Ajo kërcente dhe ishte shumë e sigurtë në vetvete. Thashë, ohhh jeta ime merr fund këtu”

Më pas, natën e fundit të turneut, ajo erdhi në dhomën e zhveshjes dhe  tha: “hey, do të kërcejmë bashkë. Ajo donte të bënte një  duel të vërtetë kërcimi dhe ky ka qenë një ndër momentet më të sikletshme për Kim Kardashian. Kujtojmë që kjo e fundit nuk pati ndonjë paraqitje të mirë në Dancing With The Stars gjatë vitit 2008, si dhe para disa vitesh kur Prince e përzuri nga skena pasi nuk dinte të kërcente. Por nëse ekziston dikush për të ndihmuar që ta përballojë këtë frikë, ajo është mbretëresha Bey.



Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051