INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beyonce heq paruken dhe tualetin për kopertinën e

Beyonce heq paruken dhe tualetin për kopertinën e "Garage"

Publikuar më: 12:05 26-02-2016

Tashmë është fakt se Beyonce mund të bëjë gjithçka që do, dhe të gjithë do ta pëlqejnë.

Albume surprizë, publikime videosh muzikore papritur apo lajmërime tour-i koncertesh në minutë të fundit. Së fundmi Queen Bey ka vendosur të na tregojë se sa e mahnitshme mund të duket 100% natyrale, në kopertinën e re që ka realizuar për revistë "Garage". Kopertina e parë kjo që pas pas publikimit të këngës "Formation".

Në të diva 34-vjeçare është shfaqur pa asnjë grimcë make up-i, me flokë të bërë gërsheta. Një look ky i cili është zbukurar edhe më tepër nga ngjyrat pastel të përdorura si kornizë për portretin e këngëtares, nga dora e artistit Urs Fischer. Të jetë vallë kjo foto edhe kopertina e një albumi të ri nga Beyonce? Urojmë, deri atëherë ne shijojmë papushim "Formation"!  

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215