Nga e guximshme në të çmendur, Beyonce i kaloi të gjitha fazat me një veprim të vetëm.
TMZ publikoi disa pamje te Jay Z dhe mbretëreshës Bey duke u relaksuar në Sardenjë me superjahtin e tyre të preferuar, Galactica Star, të cilin e kishin marrë me qera. Por në vend që të marrë rreze dielli apo të konsumojë ndonjë pije verore siç jemi mësuar të shohim, diva e muzikës ishte në kërkim të adrenalinës. Beyonce u hodh nga kati i sipër i jahtit drejt e në ujë, në një lartësie që në më të paktën është 10 metra. Por asaj nuk iu drodh qerpiku.