INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beyonce i dedikon turin e saj një kauzë fisnike

Beyonce i dedikon turin e saj një kauzë fisnike

Publikuar më: 12:46 10-02-2016

Të ndash do të thotë të interesohesh për të tjerët dhe duket se këtë mesazh diva e muzikës e ka kuptuar më së miri.

Jo më kot Beyonce famën dhe popullaritetin e saj nuk e përdor vetëm për të fituar, por edhe për të ndarë me të tjerët. Së fundmi është bërë me dije se artistja 34 vjeçare ka vendosur ta perdorë turin e saj “Formation”, i titulluar sipas këngës së saj të fundit, për qëllime bamirësie. Queen Bey ka krijuar një fond të posaçëm për të prekurit nga kriza e ujit në Flint të Michiganit, i cili vjen në kuadër të iniciativës #BeyGood. Kësaj iniciative mund t’i bashkohen të gjithe fansat që duan të kontribuojnë. Praktikisht të gjithë mund të bëjnë mirë nëpërmjet #BeyGood.

Article Logic
Execution time: 0.0033318996429443