Një Oskar për Beyonce? Pse jo!
Diva e muzikës e cila nuk është e panjohur për ekranin e madh, raportohet se ka në plan të shkruajë dhe të marrë pjesë në një film, i cili do të bazohet në jetën e një gruaje afrikano-jugore e cila u kthye në skllaven e një cirku të viteve 1800. Më konkretisht bëhet fjalë për Saartjie Baartman, e cila pasi ju shit një doktori skocez, u bë pjesë e cirkut të Londrës për shkak të të pasmeve të saj të mëdha. E njohur me emrin e artit si Hottentot Venus, gruaja u përpoq të fitonte lirinë e saj duke nisur një process gjyqësor të ashpër, por fatkeqësisht nuk ia doli dot dhe u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare. Siç duket Beyonce dëshiron të merret seriozisht si aktore, dhe historia e mësipërme mendohet të jetë çelësi i saj!