Ditëlindjen e saj të 35-të, Beyonce ka vendosur ta festojë në një mënyrë shumë speciale.
Këngëtarja ka ndërmend të organizojë një party gjigand ku do të ftojë të gjithë miqtë e saj të njohur e të panjohur, të cilët si kod veshje do të kenë temën e “Soul Train”. Ky i fundit është një show i vitit 1971, i cili përfshinte disco, hip-hop dhe veshje funky.
Festa do të mbahet në New York City, të hënën e 5 shtatorit, një ditë pas datës “origjinale” të ditëlindjes së këngëtares. Jemi kurioz të shohim look-un e vogëlushes Blue Ivy. Kujtojmë që një festë ditëlindjeje me temë të ngjashme organizoi para pak muajsh për 25-vjetorin e saj bukuroshja Armina Mevlani!