INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beyonce kurorëzohet si ikonë mode [FOTO]

Beyonce kurorëzohet si ikonë mode [FOTO]

Publikuar më: 09:14 07-06-2016

Nga divë e muzikës, në një ikonë mode, Beyonce duket se është e suksesshmë kudo që zgjedh të hedhë sytë.

Superylli 34 vjeçar fitoi çmimin Fashion Icon Award në CDFA Fashion Awards në qytetin e New York. Ajo është shkëputur nga turi botëror The Formation World Tour për të pranuar çmimin që iu dha nga një ikonë tjetër fashioni, stilistja Diane von Fürstenberg. Por në momente të tilla suksesi që për Mbretëreshën Bey janë thuajse të përvitshme, bukuroshja amerikane duket se i kthen sytë nga fillesat e saj. Ajo falenderoi familjen, në veçanti mamanë Tina që ka stiluar kostumet e para të grupit të saj Destiny’s Child. Në ceremoni nuk munguan as Jay Z dhe Blue Ivy.

Article Logic
Execution time: 0.0019490718841553