Pas Katy Perry-t, Beyonce dhe Coldplay, një tjetër emër i madh pritet të performojë në eventi e Super Bowl 2017.
Sipas një burimi për gazetën britanike The Sun, ekzekutivët e Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan po përpiqen me çdo kusht të arrijnë një marrëveshje me hitbërësen e "Rolling in the Deep", Adele. Asnjë artist nuk është më i madh se Adele momentalisht, ndaj edhe të gjithë duan pak nga ajo. Kjo është edhe arsyeja pse përfaqësuesit e NFL po bëjnë çmos për ta bindur, ndonesë do ta kenë të vështirë për shkak të angazhimit të këngëtares në tour-in e saj botëror. Ndërkohë raportohet gjithashtu se nëse do të pranonte ofertën, Adele nuk do të performonte e vetme, pasi sipas The Sun, One Republic mund t'i bashkohen në skenë. Le të kryqëzojmë gishtat që kjo të ndodhë!