Albumi i saj më i ri “Lemonade” e ka futur Beyoncen në historinë e muzikës, duke u bërë artistja e parë femër që liston plot 12 këngë në Billboard Top 100 në të njëjtën kohë. Kur është fjala për performanca, Beyonce, nuk na zhgënjen asnjëherë, ajo është e përsorur. 34 vjeçarja, solli një performacë të mrekullueshme në Nrg Stadium, në Houston, të shtunën. Beyonce i habiti të gjithë me koreografitë e saj, e veshur në dantellë ngjyrë bronzi dhe të bardhë.
Veshja e saj e parë ishte një body me shkëlqim prej bronzi, një rrip në mes dhe mëngë të fryra.
Veshja e dytë të lintë pa fjalë me një dantellë të bardhë me panele të rëna poshtë krahëve, dhe me dekolte të hapur.