“A po më tradhëton?!” është kjo pyetja që shtron Beyonce në fillim të klipit të saj të sapo publikuar.
Flasim për “Hold Up”, singëllin e dytë të albumit “Lemonade” që është shoqëruar me një klip. E zhytur në ujë Beyonce zhvillon një monolog të gjatë përpara se të shpërthejë në një këngë që kam bindjen se do të kthehet shumë shpejt në një hit. Me thyerje xhamash, vënie zjarri, shumë të qeshura djallëzore dhe shumë zemërim brenda, këngë godet mashkullin mos mirënjohës me një tekst të fuqishëm. Këtë singëll, ylli i R&B e solli në 35 vjetorin e lindjes së saj!