INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beyonce, “mollë sherri” mes Mariah Carey-t dhe të fejuarit të saj [FOTO]

Beyonce, “mollë sherri” mes Mariah Carey-t dhe të fejuarit të saj [FOTO]

Publikuar më: 13:19 24-08-2016

Ju ndodh të gjithëve të mos e simpatizojnë dikë por jo të gjithë mund  ta shprehin si Mariah Carey.

Edhe pse ajo njihet për sjelljet dhe kërkesat e saj prej dive, kjo nuk e justifikon veprimin e fundit. Sipas një burimi pranë këngëtares, Carey është inatosur aq shumë me të fejuarin e saj, miliarderin James Packer. Kjo pasi ai kishte vënë të dëgjohej në dhomë këngën e Beyonce “Crazy in Love” . Duket se 46 vjeçarja nuk e duron dot yllin e pop-it ndaj e ka hedhur laptop-in nga dritarja dhe ka dalë nga dhoma duke ulëritur. Ky reagim i këngëtares bëri që Packer ta kalojë natën në divan. Ndoshta këtë herë e mori mësimin pasi Mariah ka urdhëruar që në shtëpinë e saj të mos dëgjohet asnjë këngë e ndonjë këngëtareje tjetër përveç muzikës së saj pop.  

Article Logic
Execution time: 0.0039899349212646