INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beyonce në hall: Ja çfarë i bën mamaja e saj

Beyonce në hall: Ja çfarë i bën mamaja e saj

Publikuar më: 14:22 30-10-2017

Mesa duket të jesh një person i njohur nga publiku nuk është dhe aq e thjeshtë, sidomos kur prindërit të komentojnë në fotot që hedh në Instagram, Facebook ose në ndonjë rrjet tjetër social.

Mamaja e Beyonces mesa duket është një përdoruese e “zjarrtë” e rrjeteve sociale, gjë që divës nuk është se i pëlqen dhe aq. Fundja edhe pse mamaja e Beyonces, sërish ngelet një mama si gjithë të tjerat kur vjen puna tek marrëdhëniet me rrjetet sociale.

Edhe pse një mama e “famshme” dhe me shumë ndjekës në Instagram për Beyoncen nuk është aspak e këndshme. Në fakt është goxha i bezdisshëm ky fakt për këngëtaren.

“Të ishte për fëmijët e mi, unë nuk do isha në asnjë rrjet social. Ata urrejnë kur unë merrem me to.”- është shprehur mamaja e Beyonces në një intervistë për “Entertainment Tonight”.

Beyonce-s, përveçse i duhet të durojë shakatë dhe selfie-t e mamit, i duhet gjithashtu të përballet me surprizat që e ëma i bën. Tina, tregon se here pas here shtyp padashur opsionin e gabuar dhe e gjen veten duke regjistruar ‘live’, shkruan Buzz Feed.

“Bëj gabime, por po tregoj të vërtetën. Kjo është ajo që bëjnë mamatë në rrjete sociale.”- vazhdon nëna e divës, duke na lënë të kuptojmë se do të vazhdojë ta bëj këtë për aq kohë sa ndihet mirë. Pavarësisht sa e lumtur është Beyonce për këtë.

eac6920e67789b1337b030c5b894a9ab.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041360855102539