Beyonce dhe Jay Z morën vëmendje të madhe mbrëmjen e kaluar kur u shfaqën në finalën e NBA. Një prej fansave vuri re se një grua po acaronte nervat e divës së popit duke i folur Jay Z. Ajo nuk dukej shumë e lumtur nga gruaja që ishte ulur pranë saj dhe mundohej të fliste me Jay Z. Këngëtarja i dha disa herë shikime që ta largonte pasi prania e saj po e bezdiste. Kjo gjë ra në syrin e fansave të cilët kanë reaguar në Twitter duke treguar se e vlerësojnë reagimin e saj.