Queen B duket se ka vendosur ta mbajë edhe për shumë kohë këtë titull. Aktualisht po vazhdon të realizojë turin e koncerteve ‘OTR II’ bashkë me bashkëshortin Jay Z. Muajin e kaluar ata publikuan albumin e tyre ‘Everything is Love’bashkë me videoklipin e “Apeshit”, i cili ishte xhiruar brenda muzeut të famshëm, të Luvrit.
Video pati mjaft impakt pasi filmimet krah veprave më të çmuara paralelizoheshin me vepra të tjera të kulturës afro-amerikane.
Duket se kjo ka qenë arsyeja që 37 vjeçarja i ka vënë syrin një tjetër vendi ‘të ndaluar’. Flitet për Koloseun antik të Romës. Kanë qenë mediat italiane to që kanë bërë të ditur se këngëtarja ka kërkuar të bëjë xhirime brenda Koloseut. Megjitahtë kërkesa e parë është refuzuar për shkak të programimit të kohës nga ana e kompanisë së Beyonces.