INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beyonce nxjerr veten gënjeshtare: Ajo dhe Jay Z prekin fundin?

Beyonce nxjerr veten gënjeshtare: Ajo dhe Jay Z prekin fundin?

Publikuar më: 10:35 29-04-2016

Në rast se historia e Beyonce dhe Jay Z nuk ishte kthyer ende në një telenovelë, shumë pak i mungonte.

Dhe kjo “shumë pak” duket se është plotësuar së fundmi, me veprimet e dy yjeve të muzikës që nuk lidhen fare me deklaratat që kanë dhënë. Në koncertin e parë të tour-it “Formation” Beyonce i tronditi të gjithë, jo vetëm duke i dedikuar baladën “Halo” “bashkëshortit të saj të bukur”, por edhe duke deklaruar që e do shumë.

Diçka e tillë erdhi menjëherë pas skandalit mediatik që shkaktoi albumi i saj surprizë “Lemonade”, ku reperi 46 vjeçar akuzohej se e kishte tradhëtuar. Epo tashmë duket se ai dedikim aq i bukur dhe romantik ishte vetëm për shfaqje, duke konfirmuar edhe një herë marrëdhënien e tensionuar mes çiftit. Kjo pasi në prapaskenat e koncertit, në Marlins Park Stadium”, si Queen Bey, ashtu edhe Jay Z janë fotografuar pa unazat e tyre të martesës.

Pyetja që natyrisht shtrohet është se çfarë po ndodh me të vërtetë mes çiftit? Po përpiqen të ruajnë emrat e tyre sa për sy e faqe apo thjesht e gjitha kjo është një telenovelë e bukur për t’ia shitur publikut? Duke llogaritur sukseset që nuk i kanë munguar kurrë, nuk është se kanë nevojë për një të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0032689571380615