Këngëtarja e njohur, Beyonce mbrëmjen e djeshme mbajti koncert në Global Citizen Festival për nder të 100 vjetorit të Nelson Mandela në Johannesburg.
Performanca e saj ishte krejtësisht magjike, madje shumë njerëz nga turma që kishin ardhur për ta ndjekur shfaqjen qanin nga gëzimi.
Në këtë mbrëmje morri pjesë gjithashtu edhe Jay-Z, por shfaqja pa dyshim i përkiste gruas së tij.
Para ngjarjes Bey shkroi një letër kushtuar Nelsonit duke thënë, pjesërisht: “Mirësia dhe mirënjohja juaj për çdo përvojë dhe aftësia juaj për të falur janë mësimet që kam mësuar dhe do të kaloj në tre fëmijët e mi respekt i lartë “.