Asgjë nuk e ndal Beyonce!
Këngëtarja 35 vjeçare vërtetoi edhe një herë profesionalitetin e saj në skenë gjatë performancës për koncertin TidalX 1015 në “Brooklyn Barclays Center” në New York. Ajo gjithmonë i surprizon fansat me shfaqjet e saj të mrekullueshme, dhe është e vendosur ta bëjë këtë edhe nëse gjakoset. Incidenti ndodhi gjatë performancës së hitit “Haunted”, ku vathi që mbante, ka dëmtuar veshin e saj dhe filloi të dilte gjak.
E sikur të mos kishte ndodhur gjë “Queen Bey”, fshiu gjakun dhe vazhdoi të mahnisë fansat e ekzaltuar.
Beyoncé continuing to perform after her earring ripped from her ear and started bleeding. A true performer. pic.twitter.com/FvyICuxVAb
— ㅤ (@TheDailyBey) October 16, 2016
Këta të fundit, për tu sensibilizuar me Beyonce, ndërmorën një trend të çuditshëm në Twitter “#CutforBeyonce”, duke shprehur kështu dashurinë e madhe për idhullin e tyre.
All for you Queen ❤ #CutForBeyonce #BleedForBeyonce pic.twitter.com/e919DAgL9l
— anais (@giselleknowlesc) October 16, 2016