15 vjet që nga ndarja në mënyre tragjike nga jeta e këngëtares Aaliyah!
Princesha e R&B ishte një nga yjet më premtues të industrisë së muzikës, me miliona albume të shitura dhe me inovacion në llojin e muzikës që bënte. Megjithatë ëndrrat e saj u shuan shumë shpejt, duke qenë se në moshën 22 vjeçare, këngëtarja u përfshi në një aksident tragjik ajror që i mori dhe jetën.
Një nga adhurueset më të mëdha të Aaliyah-s ka qenë edhe Beyonce, e cila ditën e djeshme, në 15 vjetorin e vdekjes së saj, ka ndarë një video të veçantë të takimit të tyre të parë në Mtv VMA-s. Beyonce ka pranuar se Aaliyah ka qenë për të frymëzim!