Beyonce pritet të kthehet fuqishëm.
Sipas The Sun, diva e muzikës është gati për të nxjerrë albumin e saj të rradhës, por po pret momentin e duhur. Nga një burim i gazetës thuhet se albumi i 6-të i Bey është gati, por ajo do shtyjë datën e publikimit pasi nuk dëshiron që të marrë gjithë vëmendjen nga Adele. Nëse kjo është e vërtetë, ka për të zgjatur shumë pak pasi Beyonce pritet të dalë në skenë më 7 Shkurt, atëhere kur Coldplay nisin tour-in e tyre. Megjithatë ja vlen të themi se këngëtarja 34-vjeçare është treguar tepër bujare për miken e saj.