INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beyonce publikon albumin

Beyonce publikon albumin "Lemonade", Jay Z e mban peng!

Publikuar më: 13:16 25-04-2016

Albumi i ri "Limonade" i Beyonce, një zjarr i vërtetë!

Artistja 34-vjeçare publikoi surprizë përgjatë fundjavës albumin e saj të 6-të, i cili momentalisht është ekskluziv vetëm në Tidal. Por pyetja e madhe që i mundon fansat është: A do të jetë ky album i gjindshëm në shërbime të tjera online si psh Apple Music apo Spotify? Sipas Billboard për momentin jo, pasi është kompania e Jay Z, Tidal, ajo që mban të drejtat ekskluzive të "Lemonade". Megjithatë pas disa ditësh apo javësh kjo gjë edhe mund të ndodhë. Mjafton të kujtojmë albumin "Anti" të Rihanna-s i cili qëndroi ekskluziv në Tidal për vetëm 24 orë. Ndërkohë që kemi edhe rastin e albumit "Life of Pablo" të Kanye West, i cili ia rezervoi të drejtat e tij Tidal për plot 6 javë!


Beyoncé - LEMONADE (New 2016) by dancebest
Article Logic
Execution time: 0.0036418437957764