Beyoncé publikoi ditën e djeshme një video të re muzikore të titulluar “Freedom”, për një arsye të fortë: 11 Tetori ishte Dita Ndërkombëtare e Vajzës. Në klip marrin pjesë vajza nga vende të ndryshme, duke kënduar dhe kërcyer (mjaft bukur) tekstin e hitbërëses së Lemonade.
"Sot është #DitaeVajzës. Vajzat anembanë botës po luftojnë për lirinë e tyre çdo ditë. Bashkohuni me mua, Chime for Change dhe Global Goals janë duke ndërmarrë veprime për #LirinëpërVajzat tani, "shkroi Beyoncé në postën e saj në Facebook.