Beyonce jep performancën e saj të parë që pas super shfaqes së Super Bowl muajin e kaluar, në një vend shumë special në Los Ageles.
Edhe pse jo plotësisht e konfirmuar, mendohet se Qendra për Edukimin e Hershëm, është shkolla që po frekuenton aktualisht Blue Ivy, vogëlushja 4 vjeçare e çiftit të famshëm. Beyonce ka qenë prezente në 75 vjetorin e kësaj qëndre për të dhënë një performancë shumë speciale, ku ka kënduar disa këngë të sajat si "Halo" apo "Crazy In Love", por mbi të gjitha çfare ra në sy ishte interpretimi i hitit të Whitney Huston, “I will Always Love You”, i sjellë në mënyrë magjike nga Diva Bey! Blue duhet të ndihet me fat!