Ka lënë vetëm pak minuta nga përkushtimi ndaj binjakëve për të ndjekur motrën e saj Solange në Festivalin e Muzikës FYF.
Beyonce ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve së fundmi për lindjen e binjakëve por edhe me daljen e saj të parë pas lindjes. Fotot e këngëtares janë përhapur me një shpejtësi marramendëse ku si gjithmonë nuk zhgënjen me dukjen. E veshur me një kostum ngjyrë bezhë, me pjesën e sipërme me kapuç dhe mëngë voluminoze të cilat fshihnin më së miri kilet e tepërta të mbetura ende nga shtatzënia.