Beyonce teshtin ashtu si të gjithë ne? Kush e dinte këtë?
Duket sikur këtë moment Bey ia ka ndjellur vetes pasi në vargjet e këngës “Partition” ajo thotë: “ I Sneezed on the beat and the beat got sicker” (Gjatë ritmit teshtiva dhe ritmi ishte i sëmurë). Dhe ky moment u kthye në realitet pasi 34 vjeçarja teshtiu vërtet gjatë koncertit të saj në turin botëror “Formation” të mbajtur në New York.
“Bless You” (Qofsh e bekuar ose shëndet) janë dëgjuar t’i thonë fansat. Më pas ajo iu ka buzëqeshur atyre dhe ka rinisur të këndojë këngën. Hera e fundit që këngëtarja ka teshtirë gjatë një koncerti ka qenë në vitin 2011 gjatë interpetimit acapella të “Love on Top”.
Ky është një nga ato rastet kur edhe një teshtimë e thjeshtë përbën lajme dhe tituj pafund…. sepse Beyonce është Beyonce.
Beyoncé sneezing last night and the whole stadium yelling "Bless You" in return. #FormationWorldTour #NYC pic.twitter.com/I7rpFZS3sa
— BEYONCÉ REIGNS (@BeyonceReigns) June 8, 2016