Diva e muzikës thjesht nuk njihet më!
Beyonce padyshim ka parë ditë më të mira, por këto janë vështirësitë e pritjes së ëmbël. Në një dalje të fundit publike, mbretëresha Bey shfaqet më e fryrë se zakonisht në pjesën e fytyrës, duke treguar qartë se shtatzania e ka “vënë përfund”. Megjithatë ajo sërish e gjeti mënyrën për t’u dukur shumë tërheqëse në një fustan të bukur të kuq. Artistja 35 vjeçare ishte e pranishme në një festë ditëlindjeje ku duket se ishte e vendosur të shkëlqente pavarësisht gjendjes së saj aktuale. Por duhet thënë, për një grua “shumë” shtatzënë, Beyonce nuk duket aspak keq.