Një tjetër hit që mban titullin “Sorry”.
Nuk flasim për këngën e Justin Bieber që theu shumë rekorde, por për singëllin e ri të Beyonce, i cili ka ardhur më në fund me një klip e që bën pjesë në albumin e shumëpërfolur të artistes, “Lemonade”. I konceptuar i gjithi bardhë e zi, ky klip, i pari shkëputur nga albumi, paraqet Queen B, Serana Williams dhe disa balerina në një rezidencë luksoze, të veshura me të zeza. Kjo për t’ju përshtatur edhe më shumë tekstit të këngës i cili flet për një grua të vdekur shpirtërisht. Një goditje për bashkëshortin e saj, apo menyra më e zgjuar për të marketuar albumin e ri?!