Beyonce u rendit si triumfuesja e artistëve më të paguar në botë me 105 milionë dollarë të fituara në vitin 2017 e ndjekur nga Adele me 69 milionë dollarë fitime sipas revistës prestigjioze “Forbes”.
Të gjitha këto të ardhura janë pasqyruar pas llogaritjes së taksave dhe shpenzimeve të tjera ekstra.
Sërish revista “Forbes”, me një përllogaritje të thjeshtë nga qershori i 2016-tës deri në qershorin e 2017-tës, harku kohor që mat pasurinë e të famshmëve, ka treguar edhe se sa ka fituar Beyonce në një minutë.
Dhe pyetja që lind spontanisht është: “Sa mund të ketë fituar Beyonce vallw?”
Afërsisht le të themi sa paga mesatare në Shqipëri!
Në këtë hark kohor, Beyonce ka fituar plot 202 dollarë (të pataksuar) ndërkohë që paga mesatare vjetore në Shqipëri për këtë vit ka qenë afërsisht 209 euro neto.
Albumi i fundit, “Lemonade”, turneu “The Formation World Tour”, linja e veshjeve “Ivy Park” dhe partneriteti në “Tidal” i kanë dhënë këngëtares së “Perfect Duet” mjaftueshëm para për të qenë artistja femër më e paguar për një minutë në vitin që po lëmë pas