Diva e muzikes Beyonce vazhdon të emocionohet sa herë që ngjitet në skenë.
Për momentin Queen Bey po udhëton anembanë botës duke promovuar albumin e saj të ri “Formation”. Në koncertin e saj të fundit në “Wembley” ajo ka ndarë me fanset e pranishëm rrëfimin e saj në lidhje me emocionet që e përfshijnë sa herë që ngjitet në skenë. “Une kam filluar të këndoj që kur kam qenë ende shumë e vogël, por po iu tregoj se me kalimin e viteve përgjegjësia në skenë rritet, dhe gjithashtu edhe emocionet janë gjithmonë e më të mëdha.” Koncerti i fundit në stadiumin e “Wembley” sipas fanseve ishte një kombinim i mrekullueshëm i interpretimit live dhe ndjesive njerëzore që vetëm Beyonce di të dhurojë!